Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit pranë UB , zhvilluan më datën 13 - 15 Dhjetor 2017, në mjediset sportive të kampusit Nr 2, UB “Kampionatin Sportiv Dimëror 2017”.
Përgjatë këtyre ditëve u ndeshën midis tyre 18 skuadra të formuara nga studente të viteve të para, dyta dhe të treta, respektivisht në sportet: Minifutboll, basketboll dhe Handboll. Qëllimi i kësaj veprimtarie sportive ishte argëtimi me anë të kompeticionit, si një mundësi e mirë për të krijuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi kulturor - sportiv midis tyre jo vetëm përgjatë procesit mësimor.
Ndeshjet u zhvilluan me sistem eleminimi. Ajo që spikati në këtë veprimtari ishte shpirti garues dhe fair play si dhe gjithpërfshirja e studentëve dhe stafit pedagogjik. Përafërsisht, 300 studentë ishin pjesëmarrës si sportdashës, mbështetës të ekipeve të tyre përfaqësuese, 168 studentë deputues si lojtarë të ekipeve, 12 studentë si arbitra, të tjerë si pjesë u grupit organizator të këtij kampionati.
Fitues u shpallën:
Viti I, Grupi 3 ( Mini futboll )
Viti II, Grupi F (Basketboll)
Viti III, Grupi 3b ( Handboll )
Për shpalljen e fituesve u organizua një ceremoni e cila mori ngjyrat e një veprimtarie tjetër promovuese për një jetë sa më aktive.
Ceremonia nisi me performancë ushtrimesh aerobie me dhe pa mjete gjimnastikore, të ekzekutuara nga studentë të të treja viteve. Më pas, në një atmosfere entuziaste u ndanë çmimet: për vendet e para kupa, për vendet e dyta dhe të treta çertifikata. Ceremoninë e përshëndetën dhe e vlerësuan Rektori i Universitetit si dhe Dekania e Studentëve dhe të ftuar personalitete nga bota e sportit, bashkëpunëtore si dhe pedagogë të jashtëm pranë universitetit tonë, prania e të cilëve e bëri edhe më të prekshme arritjen e synimit të organizimit të këtij kampionati.