Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, 9 Dhjetor, Dekanati i Studentëve, Zyrat e Shërbimeve Studentore, Departamenti i Drejtësisë dhe Klubi Studentor i Debatit në UB, zhvilluan aktivitetin me tëmë “Qasjet ndaj Korrupsionit dhe ide inovatore për luftën ndaj tij”.
Klubi i Debatit, të trajnuar paraprakisht nga Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë Dr. Ilir Panda dhe pedagogu i drejtësisë Dr. Ledjan Droboniku, kishin përgatitur argumentat e tyre për të mbështetur qasjet e tyre ndaj korrupsionit. Në përfundim të fjalës së tyre, vijuan diskutimet e të gjithë pjesëmarrësve në takim, mbi atë që ishte folur deri në ato momente por jo vetëm. Studentët u ftuan të propozonin ide inovatore për luftën ndaj korrupsionit. Duke qënë se kjo është një temë shumë aktuale dhe që krijon debat në të gjitha grupet ku diskutohet, ky takim u mbyll duke propozuar që të vijonin takimet e rradhës të Klubit të Debatit me po të njëjtën tematikë.
Për më shumë nga ky aktivitet shihni fotot dhe linkun bashkëngjitur.
https://www.youtube.com/watch?v=hNr6XHTAW5A