Auditori i hapur me temë "Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet sportit" do të zhvillohet ditën e martë, më datë 12 Dhjetor 2017, ora 11.30 -12.30, në Auditorin XXL, Kampusi 2, Universiteti Barleti, Selitë.
Në këtë takim do të diskutohet shkurtimisht lidhur me politikat rinore ne lidhje me aktivitetet sportive në Shqipëri; Cilat janë disa nga iniciativat më të rëndësishme që ka ndërmarrë Ministria e Arsimit dhe Sportit për të rinjtë; Cili është roli që luan Sporti në fuqizimin e të rinjve nëpërmjet angazhimit dhe trajnimit te tyre nëpërmjet projekteve të ndryshme që zbatohen ne Shqiperi? Programet e Edukimit Fizik në UB.
Axhenda
11.30 - 11.35 Z. Artan Shyti, moderator. Prezantimi i të ftuarve dhe i temës.
11.35 - 11.45 Z. Kostandin Shkurti, zv/Ministër i Arsimit dhe Sportit. Iniciativat Rinore që mbështet Ministria e Arsimit dhe Sportit. (TBC)
11.45 - 12.00 Z. Artan Shyti, ProRektor i Çështjeve Studentore në UB. Programet e Edukimit Fizik në UB.
12.00 - 12.10 Z. Arben Becolli, Federata Shqiptare e Sportit për Shkollat, Eksperienca me Projektin e financuar nga GIZ ”Si të luftojmë bullizmin nëpërmjet aktiviteteve sportive”
12.10 - 12.25 Z. Erkand Qerimaj, Kampioni Kombëtar e Ndërkombëtar i peshëngritjes, Sporti për zhvillim.
12.25 - 12.30 Pyetje nga auditori