Më datë 23 Nëntor 2017, ora 17.00, i zhvillua Ceremonia Zyrtare e Diplomimit të studentëve të Shkollës
së Lartë Universitare Jo-publike “Universiteti Barleti”.
Kjo është Ceremoni e veçantë për shkak se kryhet pas përfundimit të proçesit të vlerësimit insitucional
të këtij institucioni me pjesëmarrjen e ekspertëve të kontraktuar nga Qeveria e Shqipërisë nga Agjencia
Britanike Quality Assurance Agency (QAA). Siç dihet tashmë edhe në opinionin publik, ky vlerësim nga
ana e ekspertëve të kësaj Agjencie rezultoi pa asnjë vërejtje dhe pa asnjë rekomandim të veçantë dhe
përfundimisht me shprehjen se Standartet Shtetërore janë përmbushur tërësisht nga ky Institucion. Ky
përfundim i ekspertëve u konvertua kohët e fundit në vendim të Bordit të Akreditimit të Agjencisë së
Sigurimit të Cilësisë në arsimin e lartë me akreditimin e plotë të këtij Institucioni për afatin maksimal të
parshikuar në ligj, prej 6 vitesh.
Për këtë arsye, ky Institucion duke konsideruar këtë rezultat të këtij proçesi si një përfundim logjik dhe
të pritshëm të ecurisë 10 vjeçare të tij, shkon sot në këtë ceremoni me një krenari të veçantë, një sukses
të plotë përballë studentëve dhe prindërve të tyre.