Më datë 16 Nëntor 2017, Qendra Youth Act në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit, zhvilluan në mjediset e shkollës "A.Z.Çajupi", aktivitetin e parë në kuadër të projektit të financuar nga GIZ "Teens fighting bullying through sports activities".
Synimi i aktiviteteve të këtij projekti është ndërgjegjësimi i të rinjve për parandalimin e bulizmit në shkolla nëpërmjet aktiviteteve sportive.