Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundjeje.
Gjatë këtij muaji organizohen aktivitete të ndryshme të cilat synojnë të shpërndajnë informacione në lidhje më shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ditën e enjte, datë 26/10/2017 në ambjentet e burgut të grave në Tiranë, u organizua një takim që synonte pikërisht të rriste ndërgjegjësimin dhe shpërndarjen e informacioneve të nevojshme tek të pranishmet.Në këtë takim tëorganizuar dhe mbështetur nga IEVP “Ali Demi” (burgu i grave) ishin të pranishëm Doktoreshë Teuta Pipa, psikologia dhe pedagoge pranë “Universiteti Barleti” Silvana Loka dhe studentë të psikologjisëpranë këtij Universiteti.
Temë e bisedës ishin njohja e faktorëve të rrezikut për kancerin e gjirit, si mund të bëhet zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje, si mund të aplikohet vetëkontrolli i gjirit nga të gjitha femrat , ekzaminimet klinike dhe mamografitë.Këshillat se si angazhimi në aktivitete fizike, ruajtja e një peshe normale të trupit, si dhe ushqyerja e shëndetshme ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit, ishin gjithashtu pjesë e këtij takimi sensibilizues.Më pas biseda pasoi në ndarjen e eksperiencave personale, përjetimin e kësaj sëmundjeve dhe dhënien e mesazhit se çfarë ne vendosim të bëjmë sot, mund të ndikojë në shëndetin e ardhshëm të gjirit të secilës prej nesh.