Qendra Informative e Arsimit Amerikan në Shqipëri, ndryshe e njohur si Qendra “EducationUSA”, organizon ditën e Premte, datë 27 Tetor, ora 14.30, takimin e dytë të programit “Competitive College Club” 2017.
Kjo Qendër, e cila mbështetet financiarisht nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe “Universiteti Barleti”, ofron konsulencë falas për të gjithë nxënësit dhe studentët Shqiptarë që duan të vijojnë një cikël studimesh në SHBA. Për të tretin vit radhazi Qendra “EducationUSA” ofron pa pagesë programin 9 mujor Competitive College Club për nxënësit më të mirë dhe më të talentuar të shkollave të mesme që ndodhen në të gjithë vendin.
Në këtë takim interaktiv do të diskutohet mbi tipologjinë e institucioneve të arsimit të lartë në SHBA, si: universitete të orjentuar nga kërkimi shkencor përball programeve Liberal Arts, dhe institucionet e arsimit të lartë 4 vjeçare përballë institucioneve të arsimit të lartë 2 vjeçare.
Prezantues në këtë takim do të jenë: Znj. Stephanie Smith, këshillatre edukimi pranë TIS, e cila do të ndalet shkurtimisht në Liberal Arts program dhe Z. Alex Peterson, përfaqësues i Snow College, i cili do të ndalet shkurtimisht në institucionet 4 vjeçare.
Ky takim do të zhvillohet në auditorin A 17 në “Universiteti Barleti”.
Për më shumë informacion klikoni www.educationusa.al!