Ditën e djeshme në ambjentet e Universitetit Barleti nderoi me pjesëmarrjen e tij Ambasadori i Zvicrrës, SHTZ. Christoph Graf i cili mbajti një leksion të hapur rreth demokracisë pjesëmarrëse. Në këtë takim morën pjesë në mënyrë aktive dhe pjesëtarët e Klubit të Debatit YES, të cilët i drejtuan pyetje nga më të ndyrshme ambasadorit. Disa nga pyetjet kryesore konsistuan në çështje se pse për shembull vetë Zvicrra që është një vend në qendër të Evropës dhe pjesë e hapësirës shengen, nuk është anëtare e BE-së? Po ashtu studentët u interesuan të dinin më shumë rreth multikulturalizmit si dhe çelësit që zvicerranët kanë gjetur për të ruajtur ekuilibrat e duhur midis kulturave diametralisht të kundërta. Interesante ishte për studentet e Klubit të Debatit të zbulonin që në Zvicërr mund të bëhet referendum edhe për ndërtimin e një pishine në pronën tënde siç mund të organizohen referendume edhe për çështje madhore federative siç janë ndyrshimi i ligjit për përfitimin e shtetësisë zvicerrane nga emigrantët e brezit të tretë, apo ligjet në fushën e tatim taksave.
Studentët e Klubit të Debatit u ndjenë shumë komodë në bashkëbisedimin e hapur me z. Ambasador Graf dhe përfituan njohuri të reja dhe interesante rreth realitetit zvicerran.