Sot, më datë 08 shkurt 2017, në Kampusin I pranë “Universiteti Barleti” Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike zhvilloi leksionin e hapur me teme: "BERAT" 2500 vjet art, histori, kulturë
I ftuar ishte z. Ilir Parangoni, drejtor ekezekutiv i Qendrës Trakult (Qendra për Trashëgimi Kulturore Shqiptare)
Duke folur përpara studentëve dhe të pranishmëve të tjerë, z. Parangoni e përqendroi leksionin e tij rreth promovimit, menaxhimin dhe ruajtjen e vlerave së trashëgimisë kulturore dhe mjedisin e saj historik. U trajtua një panoramë e përgjithshme e qytetit të Beratit duke u thelluar më tej në kontekstin arkitekturor, artistik, kulturor dhe historik. Sa i takon trashëgimisë kulturore në Shqipëri, ai u përqendrua në Menxahimin e Tyre, duke përfshirë rëndësinë e saj dhe duke nxjerrë në pah monumente, vepra, të së kaluarës së bashku me vlerat që ato mbartin.
Leksioni u mbyll me një seancë pyetje-përgjigjesh.