Studentët e drejtësisë të “Universiteti Barleti” marrin pjesë për të katërtin vit rradhasi në Konkursin e “Gjyqit simulues i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. Dhe, për të katërtin vit rradhasi Barletasit arrijnë rezultate shumë të mira duke u klasifikuar në finale.
Kazusi i gjyqit simulues të këtij viti i referohej reformës në drejtësi dhe ndryshimeve të rëndësishme kushtetuese. Studentët tanë treguan njohuri shumë të mira jo vetëm të realitetit shqiptar por edhe të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut duke marrë pikë mjaft të larta si në fazën me shkrim ashtu edhe në atë përballë një trupi gjykues mëse prestigjioz me në krye vetë Kryetarin e Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori.
Ekipi i barletasve këtë vit përbëhej nga: Megi Katroshi, Romario Hoxha, Brikena Bufi, Ohrida Jaçelli, Klaus Lleshi, Ermir Hoxha, Eluar Gjika, Suela Alla të drejtuar nga studentja jonë master Dorina Terziu dhe lektorja e departamentit të drejtësisë Elona Bano.
Urojmë që viti i ardhshëm të jetë sërisht vit fitoreje për Barletasit!