Në kuadër të projektit ERASMUS +, financuar nga Komisioni Evropian, më titull “Mbështetje Strategjike në forcimin e strukturave për sigurimin e cilësisë në institucionet jopublike të arsimit të lartë në Shqipëri” (QainAL), “Universiteti Barleti”, u përfaqësua në vizitën studimore, në Universitetin Paris-Lodron, Salzburg, Austri në datat 13-17 dhjetor 2016 nga pedagogët: Prof. Asoc.Dr. Semiha Loca në cilësinë e Dekanes së Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave të Aplikuara, Dr. Ilir Panda në cilësinë e Shefit të Departmentit të Drejtësisë, Esmeralda Hasani, në cilësinë e Përgjegjëses së Zyrës së Cilësisë për Studimet Bachelor dhe Eurona Leka, në cilësinë e Koordinatores së Projektit.
Vizita, e dyta në rradhë, ofroi një trajnim intensiv tri-ditor mbi praktikat dhe sistemet e përdorura nga ky universitet mbi kërkimin shkencor, mënyrën e vlerësimit të kërkimit si edhe procedurat e vlerësimit në lidhje me kërkimin.
Gjatë ditës së parë pjesmarrësit u njohën me procedurat e vlerësimit të kërkimit shkencor në Universitetin Paris-Lodron, Salzburg si edhe me sfidat dhe implementimin e kërkimit shkencor në Institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Vijuan më pas prezantimet mbi procedurat e vlerësimit të kërkimit shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Për “Universiteti Barleti”, prezantimi mbi këtë aspekt u realizua nga pedagogia Eurona Leka.
Gjatë ditës së dytë trajnimi kishte në fokus guidën e kërkimit në mësimdhënie dhe në kërkim shkencor si edhe analizën e fenomenit të plagjiaturës, analizë kjo e fundit, e cila u shoqërua me sjelljen e rasteve konkrete nga institucioent pjesmarrëse. Trajnimi përfundoi me një sesion brainstorming, gjatë të cilët insitucionet u ndanë në grupe dhe diskutuan mbi output-et e kërkimit shkencor; mënyrat për t’i shtuar; indikatorët e përshtatshëm për kërkimin shkencor; mjedisin e kërkimit shkencor; incentivat e kërkimit dhe fondet e nevojshme. Prezantimi i gjetjeve të grupit për “Universiteti Barleti” u realizua nga pedagogia Eurona Leka.
Gjatë ditës së tretë trajnimi përfshinte aspektin e zhvillimit dhe të përmirësimit të pyetsorëve të vlerësimit të mësimdhënies dhe përvijoi me një diskutim nga secili nga Institucionet e pranishme në lidhje me mënyrën e vlerësimit dhe tipologjinë e pyetsorëve të përdorur, për “Universiteti Barleti”, prezantimi mbi këtë aspekt u realizua nga Prof. Asoc.Dr. Semiha Loca.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga të gjitha Universitetet partnere (“Universiteti Barleti”, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti i New York-ut, Universiteti Polis, Universiteti Epoka)
Takimet konkluduan me prezantime nga Universitetet përfituese mbi kapacitetet aktuale dhe përmirësimet e nevojshme në kuadrin e projektit me fokus kryesor sigurimin e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.