Në kuadër të aktiviteteve promovuese mbi Pronësinë Industriale, Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave me datë 15 Qershor, 2016 organizoi një seminar me teme: "Pronësia Industriale" pranë ambjenteve të “Universiteti Barleti”.
Të pranishëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave ishte Znj. Rudina Bollano, Drejtore e Drejtorisë së Ekzaminimit dhe Gentjana Bardhi Përgjegjëse e Sektorit të Markave Tregtare, Disenjove Industriale dhe Treguesve Gjeografikë.
Në fund të diskutimit pati pyetje nga pedagogët dhe studentët e pranishëm.
Seminari shërbeu për njohjen nga ana e pedagogëve të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të Drejtës së Pronësisë Industriale lidhur me proceset dhe procedurat për paraqitjen dhe sigurimin patentave të ndryshme për inovacione në shërbim të komunitetit lokal dhe të biznesit.