Departamenti i Ekonomisë dhe Financës në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të
Kontabilitetit më 18 maj 2016 organizoi në mjediset e “Universiteti Barleti”
Workshopin me temë “Rruga drejt profesionit të kontabilistit: Nga banka e shkollës tek
tavolina e punës”. Të pranishëm nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit ishin Kryetari Prof.
Jorgji Bollano, drejtoresha ekzekutive Dr. Elira Hoxha dhe inspektorja për standardet
ndërkombëtare të kontabilitetit Msc. Lirola Keri. Përfaqësues nga Instituti i Ekspertëve Kontabël
të Autorizuar ishte drejtoresha ekzekutive zj. Elvira Hoxha dhe përfaqësues nga këshilli i
drejtimit të Shoqatës së Kontabilisteve dhe Financierëve të Shqipërisë ishte z. Taulan Merkuri.
Ndërsa nga profesorati i UB-s morën pjesë dekani i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
Prof. As. Semiha Loca, Prof. Nevruz Koçi, Drnt. Eugen Musta, Msc. Brikena Tolli, Msc.
Miranda Berdo, Drnt. Teuta Nunaj.
Fjalën e hapjes e mori shefi i departamentit Prof. Nevruz Koçi i cili pasi falenderoi të ftuarit dhe
pjesmarrësit i’a dha fjalën prof. Bollanos.
Profesor Bollano foli për statusin dhe funksionin e KKK si dhe për reformën në fushën e
kontabilitetit e cila i është përshtatur nivelit të zhvillimit ekonomik ndër vite.
Pas një prezantimi të bërë nga zj. Berdo të programeve të ciklit të dytë të studimit që UB
ofron, diskutimi u ndal në masterin profesional në profilin Financë Kontabilitet i cili u jep
mundësi studentëve të ndjekin rrugën e profesionit të Kontabilistit.
Workshop-i solli më afër studentëve rregullatorët dhe organizmat profesional të fushës së
raportimit financiar të cilët paraqitën para studentëve një tablo të plotë të rrugës që duhet të
ndiqet drejt profesionit të kontabilistit të miratuar dhe audituesit ligjor. Gjithashtu referuesit
theksuan rëndësinë e impenjimit serioz dhe vullnetit që duhet për të arritur këto stade
profesionale e për të qenë i suksesshëm.
Gjatë prezantimit u vu re një interes i lartë i studentëve të cilët shuan kureshtjen e tyre duke u
drejtuar disa pyetje panelin prezantues
Fjalën e mbylljes e mbajti Prof. Koçi i cili falenderoi të ftuarit dhe ftoi studentët të jenë më të
vëmendshëm drejt sfidave të këtij profesioni.