Sot më datë 13 Maj 2016 ne oren 10:30, prane Universitetit Barleti u zhvillua prezantimi i aktivitetit "Qendra e Inovacionit", projekt i financuar nga Programi Italo-Shqiptar I Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA),fituar nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, me partner Institutin për Kërkim dhe Zhvillim Barleti(BIRD) dhe Partners Albania.
Ky prezantim u ndoq nga studentë te fakultetit te informatikes, shkecave politike dhe drejtësisë.
Prezantimi konsistoi në promovimin e Qendrës së Inovacionit e cila do të shërbejë si katalizator për të gjithë startup-et ku teknologjitë e të cilave burojnë nga njerëz inovativ në Shqipëri.
Prezantimi u mbajt nga një panel prej 3 personash:
Iva Halilaj - Pedagoge Departamenti i Teknologjive të Informacionit
Erlis Hasa- Drejtues i projekteve ICT në Institutin Adriapol
Enis Hasimi- Kordinator Projekti Qendra e Inovacionit
Gjatë prezantimit u vu re se kishte një interes të lartë të studentëve.