Në datat 11-14 janar 2016, studentët e të gjitha degëve në "Universiteti Barleti” zgjodhën përfaqësuesit e tyre për në Këshillin e Studentëve, si dhe Presidentin e Unionit të Studentëve, në përputhje me Statutin e Unionit Studentor.
Në zgjedhjet për Këshillin e Unionit rezultoi fitues studenti Klaus Lleshi si kryetar i Unionit, Mbaresa Deva si sekretare. Gjithashtu u zgjodhën perfaqesuesit e studenteve në Senatin e UB Anxhela Gjyla, Arif Tota dhe drejtuesit e klubeve studentore.
Një nga objektivat e Unionit Studentor është të nxisë përfshirjen e studentëve si një pjesë integrale e UB, nëpërmjet organizimit të tyre në shoqata dhe klube; nëpërmjet Zyrës për Çështjet Studentore; organizimit të aktiviteteve të ndryshme sociale e kulturore; nxitjes së pjesëmarrjes në trajnime, konferenca, debate të hapura, etj.
Unioni Studentor është organizmi përfaqësues i studentëve të UB-së. Ky organizëm përfaqëson të gjithë studentët e të gjitha degëve dhe viteve si dhe të gjitha shoqatat e studentëve. Ky organizëm vepron në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në statutin e tij, si dhe në rregulloren dhe statutin e universitetit.