Në ambientet e Hotel Adriatik në Durrës, pranë personaliteteve, miqve, kolegëve, të ftuarve, më datë 16 Dhjetor 2015, prezantuam arritjet, sukseset dhe veçoritë e njërit prej institucioneve më me emër të arsimit të lartë jo publik në Shqipëri, Shkolla e Lartë Universitare “Universiteti Barleti”.
Rrugëtuam në historikun e tij duke e sjellë të gjallë dhe aktual si dëshmi e brezave që i dhanë emër dhe vlerë në botën e dijes.
Ky dhjetëvjeçar u nderua me pjesmarrjen e figurave më të spikatura të politikës, shkencës, ekonomisë dhe artit në vend.
Ceremonia përshëndetet nga Rektori i “Universiteti Barleti”, Prof. Dr. Marenglen Spiro. Në fjalën e tij Profesori u përcolli të ftuarve vlerat e institucionit, të djeshmen, të sotmen dhe premisat për të nesërmen. Një përshëndetje e posaçme u vjen të ftuarve, nga Prof. Dr. Fatos Beja, në cilësinë e anëtarit të Bordit të institucionit.
Kjo dekadë arritjesh u plotësua me nderimin e njërës prej figurave më të spikatura të politikës shqiptare, President Alfred Mosiu, me titullin “Honoris Causa”.
Aktiviteti pasoi me një dokumentar historik që nga gjeneza deri më sot e Shkollës së Lartë Universitare “Barleti”.
Në fund nën trokitjen e gotave, dëgjohej gëzueshëm dhe kumbonte hareshëm urimi:
SUKSESE PëR SHUMë VJET BARLETASVE”!