Në vijim të aktiviteteve lidhur me reformen në drejtësi, në Universitetin Barleti, në datën 23 nëntor, u zhvillua një konsultim publik në formën e një tryeze universitare, ku merrnin pjesë pedagogë e studentë të drejtësisë dhe shkencave politike e sociale, avokatë, juristë të praktikës, etj. Grupi i ekspertëve, i përbërë nga Gent Ibrahimi, Koraljka Bumçi dhe Ilir Panda, shpjeguan projektndryshimet kushtetuese dhe ju pergjigjën pyetjeve të shumta në auditor. Nga pjesëmarrësit pati edhe mjaft diskutime dhe sugjerime me vlerë lidhur me problematikat në fushën e drejtësisë.