Këto ditë në Kongresin e Psikologjisë (AIP), që u zhvillua nga 17 deri më 19 shtator, në Palermo, Itali Dr. Edita Fino u shpall fituese e çmimit ‘Tema më e Mirë e doktoraturës për vitin 2015’ Itali.
LA MIGLIORE TESI DI DOTTORATTO 2015
Sezione AIP di Psicologia Sociale
Ky çmim akordohet çdo vit për kërkimin më të mirë shkencor në fushën e psikologjisë në një konkurs të hapur për të gjithë kërkuesit që mbrojnë doktoraturën në shkencat psikologjike, në universitetet Italiane gjatë vitit akademik përkatës.
Punimet e paraqitura në konkurrim vlerësohen nga një komision i posaçëm ekspertësh në bazë të kritereve si: origjinaliteti i temës, metodologjia inovative, trajtimi teorik, zbatueshmëria e rezultateve dhe publikueshmëria e tyre në revista ndërkombëtare.
Dr. Edita Fino, pas mbarimit me rezultate të shkëlqyera të studimeve në Universitetin e Tiranës, në 2014 ka marrë gradën PhD në Psikologji pranë Universitetit të Bolonjës, Itali.
Sot ajo është pedagoge e Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, “Universiteti Barleti”.