Në datën 11 maj 2015, në "Universitetin Barleti" u zhvillua Konferenca mbi Artet Liberale, e organizuar nga Universiteti i Yale dhe EducationUSA Advising Center in Albania. Pjesëmarrës ishin 41 përfaqësues nga 35 universitete dhe kolegje në Amerikë. Disa nga universitetet dhe kolegjet pjesëmarrëse ishin: Harvard, Columbia, Georgetown, Standford, etj. Hapja e konferencës u bë nga moderatorja Jonida Lamaj, më pas z/v shefi i Zyrës së Çështjeve Publike në Ambasadën Amerikane, Brian Street, foli mbi rëndësinë e të studuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa Barbara Wagner, e diplomuar në Universitetin e Yale dhe aktualisht, pedagoge e fushës së drejtësisë në Universitetin Northern Kentucky, foli mbi studimin në artet liberale. Konferenca u zhvillua në disa panele, ku u diskutua mbi procesin e aplikimit në universitetet amerikane, mbi rëndësinë e të pasurit një diplomë në artet liberale në tregun punës, jetën në kolegjet amerikane, etj.
Mbas mbarimit të konferencës u zhvillua një panair ku 35 universitetet dhe kolegjet amerikane pjesëmarrëse informuan të interesuarit mbi mundësitë e aplikimit në këto universitete.