Pas shpalljes fituese e vendit të parë në konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2015”, qendra “Youth Act” është tashmë edhe konkurrente në konkursin rajonal që “Rockefeller Brothers Fund” do të organizojnë në datat 24 - 27 korrik 2015, në Kosove . Projekt-biznesi me të cilin Youth Act do të përfaqësohet në këtë konkurs është I njëjti me atë që fitoi vendin e parë në rangun kombëtar me titull: "Prodhimi dhe shitja e veprave të artit dhe produkteve funksionale duke ricikluar plastikë të konsumuar".
Mbështës kryesor në këtë project-biznes është Universiteti Barleti.
Ku konsiston konkursi:
Me anë të projekt-idesë së krijimit të një biznesi social për riciklimin e plastikës së përdorur për prodhimin e produkteve të artit dhe produkteve funksionale, Youth Act synon angazhimin e të rinjve vunerabël dhe nxënësve e studentëve të shkollave të artit e të arkitekturës. Ky projekt-biznes ka një impakt të rëndësishëm social në pastrimin e ambjentit nga produkte me efekte negative dhe sensibilizimin e të rinjve për mbrojtjen e shëndetit.
Projekt-biznesi do të përmirësojë të ardhurat e të rinjve vunerabël duke i punësuar ata për të realizuar qëllimet e këtij biznesi. Gjithashtu, do të promovojë talentin dhe vullnetarizmin e nxënësve të Liceut Artistik të Tiranës, studentëve të Arkitekturës pranë universitetit “Barleti” dhe studentëve të Universitetit të Arteve, dega e Skulpturës. Të gjithë të rinjtë e angazhuar në këtë projekt-biznes do të pajisen me Çertifikatë, e cila do të jetë një vlerë e shtuar për CV-në e tyre.
Në linkun më poshtë mund të lexoni lidhur më konkursin e vitet të kaluar të zhvilluar në Llogara, në jug të Shqipërisë:
http://www.rbf.org/post/western-balkans-philanthropy-green-ideas-winners-announced