Në datat 6-11 maj 2015, u zhvillua Festivali i Librit dhe Artit si pjesë e edicionit të parë të Tirana Open 1. EducationUSA Advising Center in Albania ishte pjesë e këtij festivali, ku shumë të interesuar morën informacion mbi mënyrën e aplikimit në universitetet dhe kolegjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aplikimet për bursë. Gjatë festivalit, në stendën e EducationUSA u zhvilluan edhe aktivitete të ndryshme, ndër të cilat përmendim prezantimet e bëra nga stafi i Zyrës së Çështjeve Publike në Ambasadën Amerikane mbi programet Fulbright dhe Humphrey.