Katedra Jean Monnet pranë “Universiteti Barleti” në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Çështjet Publike, mbështetur nga Ambasada Holandeze në Shqipëri, organizoi me datë 18 maj një debat mbi këtë temë me pjesëmarrjen e akademikëve të UB, studentëve, ekspertëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në këtë takim morën pjesë edhe Avokati i Popullit, Z. Igli Totozani, Ambasadorja e Mbretërisë se Holandës, Znj. Dewi van de Weerd, Znj. Irma Baraku, Komisionere për mbrojtjen nga diskriminimi, znj. Vjollca Mecaj, Drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Amarildo Fecanji nga Ambasada Pink.
Tryeza u moderua nga Dr.Ervis Martani, që theksoi se çështja e të drejtave të komunitetit LGBT, betejat e ndërmarra për të përfituar të njëjtat të drejta me individët e tjerë, përbën një nga argumentet më të debatuar në nivel institucional dhe të shoqërisë civile. Kjo temë vazhdon të jetë tabù jo vetëm për shoqërinë shqiptare por edhe në vende të tjera dhe është objekt i politikave e vendimeve më të fundit të Bashkimit Evropian. Situata e të drejtave të komunitetit LGBT në Evropë nuk është homogjene duke kaluar nga disa shtete që shtrijnë të drejtat deri te martesa dhe adoptimi në shtete të tjera ku martesat midis personave të të njëjtit seks janë të ndaluara në nivel kushtetues.
Znj. Dewi van de Weerd, Ambasadorja e Mbretërisë se Holandës, në fjalën e saj vlerësoi debatin e organizuar nga katedra Jean Monnet pranë “Universiteti Barleti” në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Çështjet Publike dhe hapat e kryer në Shqipëri lidhur me legjislacionin kundër diskriminimit. Por zbatimi praktik i tij do kohë pasi nuk mund të jetë njëlloj për komunitetin LGBT si në Tiranë dhe në Shkodër apo Librazhd. Më tej duke vënë theksin në ndryshimin e mentalitetit për këtë sjellje. “Ndryshimi i kulturës dhe mentalitetit për ta bërë këtë një çështje të të drejtave të njeriut, tej retorikave moraliste është e vështirë. Kjo kërkon angazhim të Qeverisë Shqiptare, të mësuesve, të prindërve, të familjes dhe miqve, timen dhe tuajën” nënvizoi ambasadorja duke sqaruar auditorin për kartolinën që ambasada holandeze kishte përgatitur e shpërndarë me sloganin “Diversiteti Që Dua”.
Zoti Totozani vlerësoi aktivitetin dhe shpjegoi se mbrojtja e të drejtave të njeriut në Shqipëri është e vështire pasi mungon kultura demokratike. Për te mbrojtur te drejtat e komunitetit LGBT ke përballe veç qeverisë edhe shoqërinë e cila duhet edukuar për ta pranuar këtë diversitet, paçka se legjislacioni ynë është mjaft i përfaruar me atë evropian. Institucioni i Avokatit të Popullit punon në këtë drejtim.
Ndërsa znj. Baraku shpjegoi me raste konkrete shkelje te te drejtave te personave LGBT në Shqipëri dhe punën qe ka bere institucioni i saj për përmirësimin e legjislacionit ne këtë fushe. Një rol te veçante ka shkolla per te edukuar fëmijët e te rinjtë ne vlerësimin e drejte dhe shkencor te kësaj dukurie shoqërore.
Zonja Mecaj iu bashkua panelistëve lidhur me përmirësimin e legjislacionit ne këtë fushe duke konsideruar bashkëpunimin me UB ne trajtimin e problemeve te te drejtave te njeriut sëbashku pedagoge e studente.
Interesante ishte fjala e z. Amarildo Fecanji qe e nisi me prezantimin e një harte domethënëse te botes ku shoqëritë e zhvilluara ekonomikisht kane edhe një pranueshmëri me te larte te komunitetit LGBT duke zbritur në lindje të Evropës e më tej. Lëvizja për të drejtat e njeriut ka krijuar mundësi për këtë komunitet por duhet thënë se ende njerëzit madje edhe ne pozicione drejtuese flasin me neveri për këtë komunitet. Ai vlerësoi aktivitetin e kryer nga ISHCP dhe i ka dhen një vend në faqen e organizatës ne FB https://www.facebook.com/media/set/?set=oa.976853125681860&type=1
Aktiviteti i organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër homofobise ishte një hap i parë për të vazhduar me te tjerë në këtë fushë.