Ditën e hënë, dt 16.03.2015, "Universiteti Barleti" dhe Europe Agency organizuan nje takim për studentët duke sjell më pranë programin e shkëmbimeve kulturore “Work and Travel”.
Ky program u jep mundësinë të gjithë studentëve shqiptarë të fitojnë një eksperiencë pune në një nga rezortet turistike me të bukura të SHBA-ve si dhe të përmirësojnë nivelin e tyre të anglishtes. Krahas Work & Travel ofrohen dhe Internshipe të ndryshme në të gjithë botën në fusha sipas preferencës. Internshipet janë një mënyrë e shkëlqyer për të fituar eksperiencë dhe për t’iu ekspozuar një mjedisi profesional pune të cilat zhvillojnë aftësitë profesionale të një individi.
Gjatë takimit studentët e viteve të fundit dhe jo vetem që ishin pjesëmarrës shfaqën interes për disa fusha punësimi dhe intershipe në disa vende të evropës. Ky bashkëpunim do të vazhdoj më tej në kuadër të programit të zyrës së Alumnit, duke mundësuar për studentët e tij plane konkrete në lidhje me kontratat e punësimit.