Universiteti Barleti mori pjesë në Konferencën “Ndërtimi i Cluster-ave kreativ efektiv” organizuar nga EBN në bashkëpunim me European Creative Industries Alliance (ECIA). Gjatë konferencës ka patur disa seanca rrjetëzimi gjatë të cilave Universiteti Barleti promovoi iniciativat rinore dhe potencialin në nisma sipërmarrëse dhe idetë sipërmarrëse që u prezantuan në Start Up Weekend Tirana. Aktiviteti u nderua nga pjesëmarrja e z. Jose Freitas nga Komisioni Evropian.