Institutet “BIRD” dhe “Adriapol” së bashku me “Universiteti Barleti” në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHTES) sot, më datë 26 Janar, ora 10:30 zhvilluan në Kampusin nr.1 të UB, aktivitetin me temë: "Start-Up Business"
Përfaqësuesit nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) prezantuan:
- Kushtet aktuale të ndërmarrjeve mikro-të-vogla dhe të mesme (SME) në Shqipëri. Sa përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto shqiptar zë kjo në ekonomi;
- Ciklin e një biznesi që nga Start-Up deri në kapacitetin e plotë për tregje.Marrëveshjet tregtare të Shqipërisë, si dhe kushtet për të qenë eksportues apo importues në Shqipëri;
- Prezantimin e skemave të financimit në Shqipëri për SME-të si dhe prezantimi i plotë i Fondit Start-Up që menaxhohet nga agjencia AIDA.
Ky takim kishte si qëllim të informonte studentet rreth kësaj teme nëpërmjet prezantimit dhe diskutimit, duke mundësuar kështu edhe shkëmbimin e eksperiencave për raste të ndryshme.