Më datë 10 Tetor 2014, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti në bashkëpunim me Institutin Adriapol, në kuadër të projektit “Rini Sipërmarrëse” mbështetur nga AMSHC organizuan workshopin me temë: “Përshtatshmëria e legjislacionit dhe faktori politik
për të stimuluar sipërmarrjet e reja, Start Up dhe Spin Off”.
Në workshop morën pjesë personalitete dhe ekspertë të fushës, mes të cilëve z.Andi Kananaj, drejtor i AMSHC; znj. Zhanina Dapi, drejtore e Integrimit Europian dhe Fondeve, IPA në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; z.Bledar Meniku nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike; prof. Marco Mancarella, Universiteti i Salento; z. Eduart Gjokuta, Konsulent i jashtëm "AL-Tax Center"; z. Daniel Guce nga Agjencia AIDA; z. Shkëlzen Marku, Country Director - Yunus Social Business Albaniasi edhe znj. Vjollca Backa, Drejtore e Institutit për Kërkim dhe Zhvillim Barleti dhe z.Jorgest Kovaci drejtor i Institutit Adriapol.
Për implementimin e projektit “Rini Sipërmarrwse u prezantua platforma Inucbator.al në të cilën do t’i ofrohet ekspertizë dhe tutoriat çdo nisme sipërmarrëse të propozuar nga të rinjtë. Njekohësisht platforma do të mundësoje një sërë shërbimesh dhe oportunitetesh për të mundësuar takimin midis ideve inovatore dhe investitorëve që synojnë mbështetjen e nismave të tilla sipërmarrëse. Nëpërmjet rrjetëzimit të mundësuar nga coworking dhe clusterave do të arrihet sinergjia dhe ndërkombetarizimi i nismave nën të njëjtën platformë.
Vjollca Backa, Drejtore e Institutit për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, në ndërhyrjen e saj prezantoi objektivat specifike që do të arrihen nëpërmjet aksioneve të projektit.
Drejtori AMSHC, z.Kananaj përforcoi idenë për rëndësinë që kanë nisma si platforma incubator.al dhe aktivitetet rrjetëzuese të projektit “Rini Sipërmarrëse” për forcimin e shoqërisë civile dhe më konkretisht të të rinjve sipërmarrës.
Me pas, workshopi u vijua me diskutime dhe debate lidhur me domosdoshmërinë e ngritjes së kapaciteteve për për të çuar përpara nisma të përbashkëta dhe promovimin ndërkombëtar të mundësive kombëtare.