Në datë 23 Shtator 2014, në Ministrinë e Mjedisit, u prezantua draft - Dokumenti i Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Biodiversitetin për periudhën 2014-2020.
Dokumenti është përgatitur nga ekspertë të “Institutit për Kërkim dhe Zhvillim Barleti”, pranë "Univeristeti Barleti" në partneritet me “DIAVA Consulting” dhe në bashkëpunim me ekspertë të fushës së biodiversitetit nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe me Drejtorinë e Biodiversitetit dhe Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Mjedisit. Grupi i ekspertëve u drejtua nga Dr.rer.nat. Gazmend Zeneli, pedagog në "Universiteti Barleti" ndërsa pjesë e grupit të punës nga ky Universitet ishin M. Sc. Flora Krasniqi dhe L.L.M Elona Bano.
Ky dokument strategjik ka rëndësi të veçantë për fushën e natyrës dhe biodiversitetit pasi paraqet vizionin dhe objektivat për arritjen e synimeve kombëtare në kuadër të objektivave globale ‘Aichi Targets’ të Konventës së Biodiversitetit për periudhën 2014- 2020.
Pas pasqyrimit të komenteve dhe sugjerimeve të tyre, dokumenti do të miratohet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave brenda vitit 2014.