U mbyll sot me sukses konkursi i shpallur nga Instituti Adriapol dhe Departamenti i Arkitektures se "Universiteti Barleti", për projektimin e një foltoreje me me materiale të riciklueshme, e cila do të përdoret në konferencën me temë: “Smart City”, që do të zhvillohet në “Hotel Adriatik” në Durrës, më 3 dhe 4 nëntor, 2014.
Një juri e përbërë nga profesionistë të fushës mori në shqyrtim propozimet e 7 pjesëmarrësve në konkursin e shpallur në datën 19 shtator 2014.
Mbledhja e komisionit dhe shqyrtimi i propozimeve u bë në Kampusin nr.2 të “Universiteti Barleti”, ku zhvillohen Studimet Master.
Konkursi, i cili kishte si afat përfundimtar aplikimi datën 6 tetor 2014, u zhvillua në një faze të vetme me qëllim identifikimin e propozimit më të përshtatshëm, që plotësonte më së miri objektivat e kërkuara.
Juria ishte e përbërë nga pjestarët e mëposhtëm:
1. Anna Bruna Menghini - kryetare jurie
2. Spartak Bagllamaja - anëtar jurie
3. Elton Hala - anëtar jurie
4. Esmeralda Hasani - anëtare jurie
Pas ekzaminimit të 7 propozimeve, juria vendosi në unanimitet të plotë 3 fituesit që ishin:
1. cmimi i parë : Erion TURULLAI
2. cmimi i dyte : Eriseld SPAHIU
3. cmimi i tretë : Dardan VUKAJ