Ashtu si në vitet e kaluara, edhe këtë vit ekipi i Universitetit Barleti ka nisur përgatitjet e fillimit të sezonit të ri sportiv 2014-2015.
Ky sezon pritet të jetë shumë konkurrues, kjo sepse ekipi i Tiranës ka blerë disa lojtare, duke synuar titullin kampion, ashtu si edhe ekipi i Partizanit.
Ekipit Barletas i janë larguar 4 lojtare të sezonit të kaluar, por gjithashtu ka pasur blerje lojtaresh të reja si: Fabiola Harxhi( organizatore), Eni Fagu( libero), Armela Gjermeni(zhytere qendër) etj.
Gjithashtu pjesë e ekipit kampion është bëre ish-organizatorja e ekipit kombëtar Edlira Huqi, një ndër lojtaret më të mira të viteve të fundit e cila do të ketë rolin e zëvëndës-trajneres së pankinës Barletase.
Këto janë të rejat për ekipin kampion në fuqi, i cili pritet që të fuqizohet më shumë gjatë merkatos së fazës së dytë të kampionatit. Lojtaret e tjera kanë rinovuar kontratat për sezonin e ri.
Kampionia e volejbollit për femra, ka ruajtur një pjesë të grupit ka deklaruar trajneri i kësaj skuadre, Hasan Gurabardhi, i cili u shpreh që do të punojmë shumë për arritjet e objektivave të vendosur për këtë vit. Ekipi ka filluar prej disa kohësh periudhën përgatitore fizike, të koordinuar me stervitje në rërë, në natyre, dhe palester force.
I urojmë suksese në arritjen e qëllimeve dhe objektivave për sezonin e ri sportiv.