Në datat 19-21 Qershor u zhvillua konferenca me titull “Fuqizimi i familjes dhe komunitetit” e inicuar nga Universiteti Clemson, Instituti për familjen dhe jetën në Komunitet, me bashkëpunimin e Universitetit Barleti, Universitetit të Tiranës, Universitetit Aleksandër Xhuvani si dhe të organizatave Childwatch International Research Network, International Society for Child Indicators, The Haruv Institute.
Kjo konferencë është produkti dhe iniciativa e parë e rrjtetit Amerikan - Ballkanik për çështje të familjes dhe komunitetit të krijuar me iniciativën e Universitetit Clemson në Shqipëri. Në këtë rrjet janë bashkuar kërkues dhe studjues nga Universiteti Clemson, Universiteti Barleti, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe kërkues të pavarur të interesuar në çështje të familjes dhe komunitetit.
Konferenca u përshëndet nga Ambasadori Amerikan Z. Alexander Arvizu, ditën e premte datë 20 Qershor. Z. Arvizu u ndal në mënyrë të veçantë në problemet e dhunës në familje dhe ndikimin që ka kultura tradicionale në ruajtjen dhe riprodhimin e modeleve të dhunës në familje.
I ftuar nderi I kësaj konference ishte Dr. Ferid Agani, Ministër I Shëndetësisë I Kosovës. Z. Agani foli në mënyrë të veçantë për shërbimet për personat me nevoja të veçanta, specifikisht situatën në Kosovë duke hedhur dritë mbi hapat pozitivë që janë bërë nga Qeveria e Kosovës mbi këtë target grup.
Pjesëmarrës aktiv në këtë konferencë, ishin edhe studentët e programit të doktoratës Studime ndërkombëtare për familjen dhe komunitetin, të ofruar për herë të parë në Shqipëri nga Universiteti Clemson, INstituti për Familjen dhe Jetën në Komunitet në bashkëpunim me Universitetin Barleti.
Të gjithë Abstraktet e pranuara në konferencë ishin pjesë e broshurës së konferencës. Ndërkohë, ekipi organizator është duke punuar për përzgjedhjen e artikujve më të mirë për botim.
Kjo ishte nisma e parë e rrjetit Amerikan - Ballkanik për çështje të familjes dhe komunitetit, ndërkohë që të tjera aktivitete priten të zhvillohen me qëllim forcimin e marrëdhënieve mes kërkuesve të fushës në rajonin e Ballkanit dhe bashkimin e kapaciteteve për promovimin e fuqizimit të familjes dhe komunitetit.