Blerina Sinaimeri, Phd
Researcher at INRIA Grenoble dhe Universiteti Lyon 1
Departamenti i Shkencave Kompjuterike dhe Informatikes organizoi ditën e merkure datë 16/04/2014 leksionin e hapur me temë: Shkencat Kompjuterike dhe Biologjia në të cilën referoi Blerina Sinaimeri, Phd - Kërkuese prane INRIA Grenoble dhe Universitetit lyon 1.
Informatika është sot padyshim një mundësi e jashtëzakonshme që ndihmon shkencat në zhvillimin e tyre. Një bashkpunim i domosdoshëm, por edhe shumë efektiv, është bashkpunimi mes informatikës dhe biologjisë. Nevojat në biologji janë sot më të mëdha se kurrë më parë, për modele teknologjike, që tu mundësojnë zgjidhje të reja. Një ndër këto nevoja është dhe co-evolucioni apo sekuencimi i AND-së. Shumë të dhëna në fushën e biologjisë do të ishin larg gjetjes së një modeli kërkimi. Ndaj informatika e mundëson këtë. Nga ana tjetër ky problem biologjik, i ka mundësuar Informatikës paraqitjen e problemave të mëdha teorike, të cilat ndihmojnë shkencat e tjera si dhe vetë informatikën. Leksioni i hapur tregoi me shembuj konkret lidhjen që egziston mes biologjisë dhe informatikës si dhe tregoi mundësitë e mëdha që kanë këto shkenca në bashkzhvillimin e tyre.
Leksioni i hapur u zhvillua në forme interactive me diskutime nga pedagog dhe studente të cilët shfaqen interes në lidhje me aplikimin e informatikës dhe ndikimin e saj nga shkencat e tjera.