“Opinion Studentor” ka këtë strukturë organizative
1-Drejtuesja Ekzekutive: Majlinda Kola.
2-Bordi Drejtues: Majlinda Kola, Xhuljano Koçia, Enxhi Gjinishi, Megi Katroshi, Ergys Meço.
3-Asambleja, e cila përbëhet nga anëtarët e “Opinionit Studentor”
Qëllimi i kësaj nisme:
Nisma e “Opinionit Studentor” lindi si nevojë e vitalizimit të studentit për të diskutuar dhe shkëmbyer ide dhe eksperienca, si konkretizimi më i mire i dijeve që marrin në bankat e shkollës por jo vetëm. Që idetë të mos mbeten germa të heshtura mbi libra, por të marrin jetë në çdo veprim që hedhim.
“OPINIONI STUDENTOR” shtron diskutimin e tyre me temën” Etika e Komunikimit”në tryezën e rrumbullakët jashtë skemës klasike të orëve të mësimit. Ky diskutim u moderua nga studentja e vitit të II-të dega e Drejtësisë Majlinda Kola, ku u shtruan dhe nëntemat për diskutm: Roli i familjes dhe i mjedisit social, rëndësia e tyre në edukimin e fëmijëve, qytetarit të ardhshëm, i cili nesër merr vendime për të gjithë shoqërinë. Profesionalizmi dhe pedagogjia ishte një tjetër pikë që preku diskutimi tyre. A mjafton të qenit profesionist apo duhet dhe arti i të shpjeguarit, dashuria për profesionin, për transmetimin e dijeve që ndërtojnë qytetarin e së nesërmes. Për çfarë diskutojnë të rinjtë sot: këtu diskutimi i tyre u zgjat në problematikat e shumta, që sjellin si pasojë të rinj që përgjithësisht gjejnë shërim në përditshmëri pasive dhe sipërfaqsore. Diskutimet e klubit “Opinion Studentor” ishin të ndryshme: arti i komunikimit dhe gjuha e lidershipit, barrierat e komunikimit që vendosim ndaj bashkëbiseduesve që kemi përballë. Nuk mund të lëmë dot pa përmendur rëndësinë e formimit dhe informimit, duke pare se si media na jep informacion të paketuar dhe të përpunuar nga të tjerë, rrjetet sociale mund të na kthehen në një mjet të rrezikshëm nëse përdoren pa limit dhe jo për diskutime dhe eksperienca domethënëse, libri i cili na ndihmon të ndërtojmë botën tonë dhe të kuptojmë botën e të tjerëve. Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër e asaj çfarë tryeza e rrumbullakët e “Opinionit Studentor” zhvilloi. Duke ju uruar suksese në nismën e tyre, të cilës i janë bashkuar studentë të universiteteve të ndryshme dhe ka gjetur mbështetjen e profesorëve, duhet të themi se temat në vazhdim do jenë akoma më interesante dhe specifike. Ndaj ju bëjmë thirrje të bëheni pjesë e saj. Ju ftojmë të shihni disa nga momentet e këtij aktiviteti