Ditën e mërkurë, datë 13.012021 u zhvillua takimi i Dekanit të Studentëve me senatorët e Qeverisë Studentore. Qëllimi i këtij takimi ishin shërbimet akademike e mbështetëse që ofron universiteti, të cilat ju mundësojnë studentëve të përgatiten mbi bazën e kërkesave të tregut të punës në profesionet e zgjedhura prej tyre.
Gjithashtu gjatë takimit diskutimet vazhduan mbi problematikat që mund të hasen gjatë proçesit mësimor, frekuentimi i orëve të mësimit nga studentët, si dhe gjallërimi i jetës studentore, angazhimi në Klubet Studentore etj. Diskutimet ishin konstruktive dhe tematikat ngjallën interes tek të gjithë senatorët, duke shprehur se takime të tilla duhet të jenë më të shpeshta, sepse janë shumë produktive dhe në dobi të studentëve.