Klubi i Medias është klubi më i ri i Universitetit "Barleti". Media është organizimi ideal për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet midis studentëve dhe lojtarëve kryesorë të tregut të mediave, përmes botimeve në Revistën e Studentëve, bashkëpunimeve me zyrën e Marketingut, realizimeve radiotelevizive dhe aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga klubi i Medias.
Gjatë takimit të klubit, u shkëmbyen mendime midis studentëve për një jetë studentore sa më aktive duke u fokusuar tek klubi i medias dhe aktivizimit të revistës studentore.