Klubi i këshillimit të karrierës dhe orientimit për në tregun e punës, organizoi trajnimin me temë “Si të hartojmë një CV dhe si të shkruajmë një letër motivimi”, me trajnues Erion Muça. Ky trajnim, ofroi për studentët ndihmë dhe konsulencë për një punësim më të shpejtë e të sigurt duke u fokusuar rreth orientimit si mund të hartojmë një Curriculum Vitae të saktë e të pranueshme për institucionion/organizatën për të cilën do të aplikojmë, si të shkruajmë një letër motivimi, si të hartojmë një kërkesë punësimi, çfarë duhet të kemi parasysh dhe si duhet të përgatitemi për të qenë të suksesshëm në një intervistë punë etj.
Këto leksione/trajnime synojnë të pajisin studentët me një informacion të plotë rreth aftësive sociale (soft skills), të cilat janë një element shumë i rëndësishëm për formimin profesional të tyre dhe ndihmojnë në përgatitjen për një karrierë të suksesshme në të ardhmen.