AM-Barleti Human Capital dhe Barleti Training and Testing Center, në kuadër të Soft Skills Academy zhvilluan ditën e sotme trajnimin 1 ditor me temë "Zgjidhja e Konflikteve sipas parashikimeve të Kodit të Punës".
Trajnimi i zhvilluar nga Dr. Elona Bano, kishte pjesëmarrës nga institucione të ndryshme të administratës publike qendrore dhe vendore, avokatë, ekspertë të burimeve njerëzore dhe studentë të programit master i shkencave në drejtësi.