Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Triple City dhe Barleti Hub në bashkëpunim me GEN Albania organizojnë aktivitetin “Cybersecurity dhe e ardhmja e biznesit”.
Kjo temë është zgjedhur për tu prezantuar me problematikat që lindin si pasojë e mos marrjes së masave të duhura për të pasur siguri dhe zgjidhjen e problematikave në lidhje me përdorimin e teknologjisë në kompani. Shkëmbimi I informacionit, kodimi, sulmet DOS etj.
Eventi u moderua dhe organizua nga Migena Buzra. Referues në këtë event ishte Profesor Igli Tafa.