TripleCity në bashkëpunim me Barleti Hub, organizuan takimin online me përfaqësues të ekosistemit të Startup-eve në Shqipëri.Qëllimi i këtij takimi ishte një diskutim i detajuar dhe ndarje e opinioneve në lidhje me tematikat: A kemi një ekosistem të Startup-eve në Shqipëri; Cilat janë disa probleme të këtij ekosistemi dhe Nëse zgjidh projekt ligji i Startup-eve ndonjë prej këtyre problemeve.
Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës 8 folës aktivë nga ekosistemi iStartup-eve nëShqipëri, duke përfshirë akademikë, sipërmarrës, përfaqësues të lehtësuesve tëStartup-eve, etj.
Folës në këtëtakim virtual ishin:
- Dr. Rezart Prifti, Fakulteti i Ekonomisë-UT
- Prof. Dr. Zana Guxholli, Zv/Rektor për kërkim dhe inovacion Universiteti Barleti
- Kushtrim Shala, founder i ICTSLab,
- Dritan Mezini, duapune.com
- Gerti Boshnjaku, New Media Communications
- JetonaMyteveli, programi IDEA
Diskutimi gjatë këtij takimi virtual ju referua ekosistemit të Startup-eve në Shqipëri dhe projekt-ligjit “ Për mbështetjen dhe zhvillimin eStartup-eve inovative”. Shumica prej pjesëmarrësve ishin të mendimit se termat e përdorur në këtë draft ligj dhe qasjet nuk ishin në nivelin e duhur, si dhe mendojnë se projekt-ligji ka paqartësi në lidhje me grantin që do të marrë secili prej startup-eve dhe shumë paqartësi në lidhje me përzgjedhjen dhe certifikimin e “lehtësuesve të ekosistemit”.
Linku për të parë takimin online: https://www.youtube.com/watch?v=FiBQ-k-6eu0