Në kuadër të implementimit të projektit SMART TRAVEL ON CULTURAL ROUTES (SMART TOUR), ditën e martë, datë 06.10.2020, u zhvillua takimi i Lead Partner (Univeriteti i Janinës) me partnerët shqiptar (BIRD dhe RASH). Pjesë e axhendës ishte plani i punës për implementimin e projektit dhe përcaktimi i detyrave dhe përgjegjësive të secilit partner.
Projekti SMART TOUR synon krijimin e një platforme dixhitale unike (Virtual Reality) në mbështetje të turizmit, duke vepruar si një faktor shtytës në ofertën e turizmit të bazuar në eksperiencë dhe në perfshirjen e turistëve në trashëgiminë vendase autentike. Platforma SMART TOUR do t'u ofrohet si “toolkit” aktorëve të perfshirë ne rrugët (shtigjet) kulturore përmes infrastrukturës cloud të GRNET dhe RASH. Teknologjia gjithëpërfshirëse e drejtuar nga cloud do të shoqërohet me veprime për ndërtimin e kapaciteteve, aktorë krijues dhe rrjetëzim të grupeve të interesit, krijimit te grupimeve, metodologjive dhe strategjive për menaxhimin e destinacioneve.
Projekti financohet nga BE në kuadër të programit INTERREG IPA CBC Greqi –Shqipëri. Partner në këtë projekt janë Universiteti i Janinës (Lead Partner), GRNET, RASH (Rrjeti Akdademik Shqiptar) dhe BIRD (Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti).