Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit zhvilloi ditën e sotme, datë 31/01/20 takimin e parë të Bordit të Këshillimit të Karrierës.
Qëllimi i këtij Bordi është përmirësimi i kurikulave dhe programeve në funksion të integrimit të studentëve më shpejt në tregun e punës.
Do të zhvillohen aktivitete të përbashkëta si leksione të hapura, trajnime, projekte, praktikë në institucione si dhe elemente të tjerë për rritjen e cilësisë dhe standardeve të studentëve si profesionistë të ardhshëm.