Ditën e sotme me datë 29 Janar 2020, në #UB u zhvillua aktiviteti me temë: Vlera e Ndërtimit në Ekonomi. Ndërtimi është një nga degët e rëndësishme të prodhimit material që siguron vënien në përdorim të fondeve themelore të reja, zgjerimin, rikonstruksionin dhe modernizimin e atyre ekzistuese, siç janë uzinat, fabrikat, hekurudhat, shkollat, banesat, theksoi Prof. Ilir Loli. Pa zgjerimin dhe ripërtëritjen e vazhdueshme të fondeve themelore nuk mund të realizohet prodhimi material e aq më shumë riprodhimi i ekonomisë sonë. Prandaj zhvillimi i ndërtimit është i domosdoshëm i lidhur ngushtë me zhvillimin e të gjitha degëve të ekonomisë e njëkohësisht duke rritur nivelin e mirëqënies të qytetarëve të vendit tonë. Për këtë arësye ndërtimi është kthyer në një sektor jetik për ecjen përpara në zhvillimin dhe përparimin e vendit në të gjitha aspektet.
Mirënjohje Ilir Loli, Spartak Bagllamaja!