Nën moton “Angazhohu edhe ti” Dekani i studentëve në bashkëpunim me senatorët e qeverisë studentore të Universitetit Barleti, organizuan veprimtari informuese me studentët për krijimin e klubeve studentore për vitin akademik 2019-2020.
Klubet Studentore në universitetin tonë janë ngritur dhe ndërtuar mbi baza akademike, të cilët kanë në plan të parë orientimin e studentit, akomodimin e tij me jetën studentore dhe njëkohësisht zbukurimin e saj. Grupet që merren me aktivitetet, ose të quajtura ‘klubet’ synojnë që të mundësojnë organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sociale të studentëve tanë. Pjestarë e Klubeve Studentore UB mund të jenë studentët Barletas, por gjithashtu mirëpresin anëtarësim dhe pjesëmarrje nga gjimnazistë, kolegjistë dhe maturantë nga e gjithë Shqipëria, të cilët mund të zgjedhin secilin klub në bazë të interesave të tyre dhe mund të përdorin përvojën e fituar në jetën e tyre të ardhshme profesionale. Studentët e diplomuar mund të marrin pjesë si anëtarë nderi. Anëtarët e klubeve të studentëve mund të zhvillojnë marrëdhënie ndërpersonale dhe të zhvillojnë aftësitë e lidershipit.
Studentet e para të antarësuar janë në Klubin e Artit dhe i Kulturës. Klubi i Artit dhe i Kulturës synon të organizojë studentë të apasionuar pas muzikës, kërcimit, artit figurativ në aktivitetet artistike-kulturore që zhvillohen gjatë vitit akademik. Gjithashtu studentët e anëtarësuar pranë këtij klubi, zhvillojnë leksione, ekspozita me të ftuar profesionistë të profesioneve përkatëse.
Ejani të bëjmë jetën tonë më të mirë, kohën tonë më të vlefshme dhe të ardhme tonë më bukur!
Angazhohu edhe TI në një apo më shumë në klubet studentore të UB!
Për më shumë informacion për rregjistrimin në klubet studentore kontaktoni Dekanen e Studentëve [email protected]