Në datat 18,19 dhe 20 nëntor 2019 në Beograd, u zhvillua konferenca rajonale me temë: "Të rinjtë në Ballkanin perëndimor dhe Turqi". Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit "Youth Bank Hub for Western Balkans and Turkey" i financuar nga Bashkimi Europian, pjesë e të cilit është dhe Qendra Youth Act.
Në këtë aktivitet në një rrjet prej 20 organizatash rinore nga Ballkani perëndimor dhe Turqia, Qendra Youth Act u përfaqësua denjësish nga Marjana Koceku, studente e Universitetit Barleti.
Gjatë konferencës u prezantua indeksi i pjesëmarrjes rinore dhe u diskutua për rolin e rëndësishëm që luajnë të rinjtë si gjeneratorë të zhvillimit në vend, për përspektivën e politikave rajonale për të rinjtë dhe strategjitë që mund të përdoren për të rritur angazhimin e të rinjve.