Më 17/12/2019 ,në mjediset e “Universitetit Barleti” kampusi 1, u zhvillua ceremonia e dhënies së bursave “100 vjet Parlamentarizëm” për studentët ekselentë.
Në këtë ceremoni mori pjesë dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë zoti Gramoz Ruci. Në fjalën e tij z Ruci vlerësoi punën e universiteteve në formimin e të rinjve dhe në veçanti vlerësoi nismën e “Universitetit Barleti” për shpalljen Vit “100 vjet parlametarizëm” të vitit akademik 2019- 2020. Zoti Ruci vlerësoi maksimalisht fjalët e studentëve dhe i nxiti ata të përfshihen në politikë. Sipas tij ,Shqipëria ka nevojë për të rinj të formuar dhe të përkushtuar! “Ju- tha ai, jetoni në kohë tjetër dhe ndjeheni të lirë ti thoni kaq bukur mendimet tuaja. Merrni pjesë në politikë sepse politika ka nevojë për ju”.
Në fjalën e tij të rastit Prof Dr Marenglen Spiro, rector I Universitetit shprehu angazhimin maksimal të institucionit për të formësuar një brez të aftë intelektualisht dhe aktiv si qytetarë.
Studentët ekselentë që morën bursën “100 vjet Parlamentarizëm” falenderuan universitetin që u krijon mundësi të tilla si dhe shprehën mendimet e tyre në lidhje me vendin dhe situatën.
Aktiviteti u moderua nga zv. rektore akademike Prof. Ass. Dr Zamira Cavo.