Në leksionin e hapur me studentët e Programit Bachelor (kryesisht Informatikë), u diskutua çfarë është Cloud Computing, zhvillimi i Cloud Computing në Shqipëri si dhe shërbimet që ofron ALBTelecom në Cloud Computing.
Z. Ergest Alite foli mbi modelet e Cloud Computing, si dhe të mirat që rrjedhin nga ky grup rrjeti. Në vijim të leksionit Z. Ergest përmendi cilat kompani ofrojnë këtë shërbim në vendin tonë. Më tej Z. Ergest u fokusua në Cloud Computing si pjesë e ALBTelecom.
Ai përmendi kur ka filluar ky shërbim, si dhe gamën e klientelës dhe qytetet që ofrojnë këtë shërbim. Në leksion u përmend shërbimi Smart Business si ‘Core’ e Cloud Computing në ALBTelecom.