Departamenti i Sjelljes dhe Shëndetit, pranë Universitetit Barleti dhe Shoqatës “Aksion Plus”, nënshkruajtën sot më dt. 19 / 11 / 2019 marrëveshje bashkëpunimi, e cila konsiston në projekte të përbashkëta, praktika studentore, aktivitete, trajnime, konferenca etj.
Shoqata “Aksion Plus”, kontribuoi gjithashtu dhe në pasurimin me një sërë librash për Biblioteken e Universitetit Barleti.
Marrëveshja u nënshkrua nga Administratori i Deleguar Prof.As.Arbi Agalliu dhe Drejtor Ekszekutiv Z. Genci Muçollari.