Universiteti Barleti me anë të Barleti Training and Testing Center sapo ka nisur një tur në shkollat e mesme të të gjithë vendit për të mbështetur maturantët, me orientim e këshillim të specializuar profesional karriere, duke i lehtësuar atyre përzgjedhjen e mëtejshme të profilit të studimeve.
Stafi i ekspertëve tanë është angazhuar maksimalisht në funksion të një këshillimi sa më të saktë e serioz të maturantëve, në kuadër të të cilit ata i nënshtrohen një testi karriere, rezultati i të cilit tregon përputhshmërinë ose jo të natyrës, dëshirës, tipit, karakterit, personalitetit, kërkesave aktuale e të mëvonshme për profesionistë të tregut të punës të maturantit, me një drejtim apo profil konkret shkollimi.
Rezultati i testit dhe orientimi nga ekspertët tanë pas tij, qartëson maturantët e pavendosur që të jenë sa më të qartë dhe të informuar, për nje zgjedhje sa me te pershtatshme per te ardhmen e tyre profesionale. Ky tur nisi nga Gjimnazi Qemal Stafa Tiranë e do të vazhdojë në të gjithë shkollat e mesme të vendit.
Marrim shkas nga ky njoftim të ftojmë drejtuesit e gjimnazeve dhe mësuesit e karrierës, të na kontaktojnë për të caktuar e planifikuar bashkarisht, ditën në të cilën ekspertët tanë do të paraqiten pranë shkollës së tyre, per realizimin e testeve dhe orientimit të maturanteve.
Ky shërbim u ofrohet maturantëve FALAS
Për më shumë informacion na kontaktoni në: [email protected]
dhe 0697063488
Ju mirëpresim