Sot me datë 13.12.2019 në orën 11:30, në Kampusin 1 në Co-working Space, Barleti Hub dhe Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit organizoi leksionin e hapur ku e ftuar ishte pedagogia e Universitetit “Fan S. Noli”, eksperte e GIS, Dr. Florina Pazari.
Dr. Pazari trajtoi temën: “Aplikimi i teknologjisë GIS në promovimin dhe menaxhimin e turizmit”.
Në leksion morën pjesë studentë të programit të turizmit, informatikës, arkitekturës dhe shkencave sociale.
Në leksion u trajtua rëndësia e aplikimit të GIS në fushën e Turizmit, duke e ilustruar me shembuj konkret në rang ndërkombëtar dhe kombëtar. Dr. Pazari ofroi mundësinë e demostrimit live të punës së software ArcGIS dhe ArcCatalog, në krijimin e hartave dhe database dixhitale. Pjesëmarrësit shfaqën interes, gjë e cila u vu në dukjet nga pyetjet e drejtuara drejt lektores dhe interesi që ato shfaqën për thellimin e mëtejshëm të dijeve dhe praktikës në fushën e teknologjisë GIS dhe software që ofrohen.