Me datë 18 Nëntor 2019, në UB u zhvillua aktiviteti me temë: “Web Master 101” nga Tomi Kallanxhi dhe Esmeralda Kazia. Fokusi kryesor ishin trendet e reja te web design dhe web development , hapat e para për ta nisur atë. Në event u trajtuan: Si të zgjedhim dhe të blejme një domain ; Si të zgjedhim dhe konfigurojmë një web server ; DataBase ;Front End dhe Back End Development si edhe SEO .Aktiviteti u shoqërua me pjesëmarrje aktive të studentëve, të cilët shprehën vlerësime për tematikën dhe u njohën më nga afër me tendencat e fundit te web design dhe web development.