LAJMET E FUNDIT  
18.05.2013
Konferencë mbi arkitekturës me temë: "Rigjenerim i qytetit mesdhetar"
15.05.2013
Leksione të hapura me temë: E Djathta Fetare në SHBA.
14.05.2013
Vizita Studimorë në ambientet e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë
10.05.2013
Studentja Zela Bilalaj fiton çmimin e tretë në konkursin me temë diskriminimin
10.05.2013
Studentët Anisa Elezi dhe Artur Prenga në KLD
10.05.2013
Aktivitet në kuadrin e Projektit rajonal TEMPUS-Heart (2012-2014) financuar nga Bashkimi Evropian
27.04.2013
Ofrohet trajnimi dhe testimi mbi SHERBIMIN E ARTË TË KLIENTIT ne Hoteleri-Turizëm
09.04.2013
Nisin rregjistrimet për testin e Anglishtes periudha Maj 2013
03.04.2013
Bëhuni pjesë e projektit tonë!
21.03.2013
Party "Waiting for the Summer" disa momente te gëzuara.
Lajm Sot 20 maj, 05:32
Ilir Mitezi, PhD nga University of Michigan, leksion i hapur ne UMB
Më datë 5 qershor 2012, Z. Ilir Mitezi, PhD pedagog në Universitetin e Michiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (www.umich.edu) zhvilloi në Universitetin Marin Barleti një leksion të hapur mbi një fushë disi të re por shumë interesante ekonomike, atë të Behavioral Economics. (Ekonomia e Sjelljes).

Ky takim u bë i mundur falë bashkëpunimit të Universitetit Marin Barleti dhe programin Brain Gain. Në situatën ekonomike globale në të cilën ndodhemi, parashikimet makroekonomike janë bërë gjithmonë e më të vështira. Nëse në të gjitha modelet ekonomike sjellja racionale e individit është një nga parimet bazë për funksionimin e një modeli, vitet e fundit vihet re një ndryshim i theksuar në këtë parim , pasi individët si pasojë e shumë faktorëve nuk sillen gjithmonë me racionalitet.

Sjellja racionale e individit / konsumatorit, PBB dhe shumuesit e tij , Tregu i punës dhe faktorët ndikues në të, ishin disa nga argumentet kryesore të trajtuar. Në sallë ishin të pranishëm studentë dhe pedagogë të Universitetit Marin Barleti. Ky takim është i parë i një sërë takimesh që do të zhvillohen nga Z. Mitezi në kuadrin e këtij programi. Takimet që e pasojnë janë:
  • 06.06.2012, ora 16:30 - Leksion i hapur me temë: Procesi i hartimit të politikave monetare
  • 12.06.2012, ora 10:30 - Leksion i hapur me temë: Kursimet dhe investimet
  • 14.06.2012, ora 10:00 - Tryezë e Rrumbullakët: Kriza - Tipare të përbashkëta dhe dallime për Europën, Shqipërinë dhe më gjerë
  • 15.06.2012, ora 16:30 - Leksion i hapur me temë: Domosdoshmëria e harmonizimit të politikave monetare dhe fiskale Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë.
Rregjistrohu për të marrë newsletter
të Universitetit në e-mailin tënd!
Dergoja kete lajm nje miku